Media kit
Gjithçka që ju duhet për një artikull, intervistë apo prezantim në skenë. Mund ta përdorni tekstin lirisht.
Eglent Bici është sipërmarrës, investitor dhe zhvillues shqiptar në pasuri të paluajtshme. Themelues dhe CEO i Mei Realty (që nga 2009) dhe CEO i Best Invest shpk, ai udhëheq zhvillimin e Mei Residence në Qerret — rezidencë bregdetare e menaxhuar sipas standardeve të Ramada Residences by Wyndham — dhe është investitor në projektin World Trade Center Durrës.
Eglent Bici është sipërmarrës, investitor dhe zhvillues shqiptar në pasuri të paluajtshme, me bazë në Tiranë. Pas rreth tetë vitesh në Angli, u kthye në Shqipëri në dhjetor 2006, studioi drejtësi dhe përfundoi masterin në të drejtën e pronës.
Në vitin 2009 themeloi Mei Realty, agjencisë që sot ka zyra në Tiranë dhe Durrës. Ka shërbyer si kryetar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit (2013–2015).
Si CEO i Best Invest shpk, udhëheq zhvillimin e Mei Residence në Qerret, Kavajë, me hapje të planifikuar në qershor 2027. Në vitin 2026, në Konferencën Evropiane të World Trade Centers Association, ndau planin për të sjellë në Durrës qendrën e parë WTC në Shqipëri.
Krahas biznesit, Eglenti është i njohur për punën në rritjen personale: autor i podcastit SuperVlera, organizator i eventit “Zgjo Super Potencialin Tënd” dhe i ftuar i shpeshtë në Top Channel, Tv Klan, Report TV dhe News24. Është baba i dy vajzave.
Foto me rezolucion të lartë dërgohen me kërkesë.
| Emri | Eglent Bici (pa “ç”) |
|---|---|
| Roli | CEO, Best Invest shpk · Themelues & CEO, Mei Realty |
| Baza | Tiranë, Shqipëri |
| Projektet | Mei Residence (Qerret) · Mei Realty (Tiranë, Durrës) · WTC Durrës |
| Temat | Pasuritë e paluajtshme · investimet në Shqipëri · siguria në ndërtim · sipërmarrja · rritja personale |
| Gjuhët | Shqip, anglisht |
| Faqja zyrtare | eglentbici.al |